Aksion i madh policor në vendkalimin kufitar me Greqinë, arrestohen 5 persona

Aksion i madh policor është duke u zhvilluar në afërsi të vend kalimit kufitar në Bogorodicë. Është sekuestruar sasi e madhe e marihuanës në vlerë rreth 200 mijë euro.

Gjatë aksionit janë arrestuar 5 persona, 3 prej të cilëve me nënshtetësi shqiptare, ndërsa 2 me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarisht konfirmojnë aksionin policor, duke shtuar se për informacione shtesë do të informojnë ditën e nesërme./TV21