Aksioni në veri/ Avokati shqiptar me kundërpërgjigje të ashpër ndaj reagimeve të ndërkombëtarëve – i thumbon me këto fjalë!

Picture of INA
INA

31/08/2024

Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës.

Ai tha se Kosova është shtet i pavarur shqiptar që nga viti 2008 dhe se askush nuk ka të drejtë të cenojë pavarësinë e një shteti të pavarur.

“Territori i shtetit të pavarur të Kosovës, nuk është shtrirje, por pavarësi juridike sipas kufijve të vendosur në Kushtetutën e Kosovës, e cila është njohur ndërkombëtarisht.

Kosova, që nga viti 2008, është një shtet i pavarur shqiptar.

Një shtet i pavarur që nuk e shtrin kushtetutën e tij, dhe, të gjithë sistemin ligjor, në tërësinë e tij territoriale, sipas kushtetutës së tij – ky shtet nuk është më një shtet i pavarur.

Prandaj, askush nuk ka të drejtë të cenojë pavarësinë e një shteti të pavarur”, u shpreh ai për Bota Sot.
Më tej, Ngjela thekson që nëse një shtet i pavarur, ligjet që nxjerr duhet t’i formulojë me lejen e ndonjë autoriteti tjetër, ky nuk është shtet i pavarur.

Ndër të tjera nënvizon që ligji i një shteti të pavarur është vullnet i popullit të vet.

“Ligji, sot në Kosovë, është ligj i shtetit të pavarur me emrin Repiblika e Kosovës, dhe ligjet e saj ka të drejtë ekskluzive që t’i nxjerrë vetëm Republika e Kosovës.

Nëse një shtet i pavarur, ligjet që nxjerr duhet t’i formulojë me lejen e ndonjë autoriteti tjetër, ky nuk është shtet i pavarur.

Kosova është shtet i pavarur me kushtetutën e saj.

Askush, përveç Kuvendit të Kosovës, nuk ka të drejtë të ndërhyjë në formulimin edhe votimin e një ligji.

Sepse – ligji i një shteti të pavarur është vullnet i popullit të vet.

Kjo është normë juridike universale për çdo shtet të pavarur”, përfundoi avokati Ngjela.

TË FUNDIT

Takim në Tetovë mes Ali Ahmetit, Ziadin Selës dhe veprimtarit shqiptar nga SHBA, Bruno Ceka

BDI: Fushata e VLEN-it për lojërat e fatit është mashtrim publik

ASH: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Milanoviq pa dorashka: “Shantazhi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është çështje e brendshme!”

Precedent historik në Shkup: Tre muaj burg për vrasjen e qenit Felix

Krah për krah njëri – tjetrit, Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë pushimet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË