Aktakuzë e re kundër Donald Trump, ja për çka akuzohet?

Picture of ina-online
ina-online

28/08/2024

Prokurori i Posaçëm amerikan, Jack Smith, ka ngritur aktakuzë të re kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për dyshimet se ai ishte përpjekur ta zhbënte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Aktakuza e re e ngarkon Trumpin me akuzat e njëjta kriminale sikurse ajo e vjetra, por përmban disa ndryshime pas aktvendimit të Gjykatës Supreme se ish-presidenti gëzon imunitet të gjerë nga ndjekja penale.

Aktakuza e re përqendrohet në rolin e Trumpit si kandidat politik që kërkonte rizgjedhjen, në vend se si president i vendit asokohe.

Më 1 korrik, Gjykata Supreme tha se Trumpi gëzon imunitet nga ndjekja penale për veprimet që i kishte ndërmarrë si president.

Zyra e Prokurorit të Posaçëm tha se aktakuza e përditësuar, e dorëzuar në gjykatën federale në Uashington, “pasqyron përpjekjet e Qeverisë për t’i respektuar dhe zbatuar vendimet e Gjykatës Supreme”.

Në një reagim në platformën e vet Truth Social, Trump e quajti aktakuzën e re “dëshpërim” dhe “përpjekje për ta ringjallur gjuetinë e vdekur të shtrigave”. Ai tha se aktakuza e re i ka “të gjitha problemet e aktakuzës së vjetër dhe duhet të hidhet poshtë menjëherë”.

Aktakuza e re i heq referencat ndaj akuzave të cilat mund të cilësohen si veprime zyrtare për të cilat Trumpi gëzon imunitet, sipas vendimit të Supremes. Kjo përfshin akuzat se Trumpi u përpoq ta përdorte Departamentin e Drejtësisë në përpjekjet e tij të dështuara për ta zhbërë humbjen në zgjedhje, përfshirë duke kryer hetime të rrejshme dhe duke u thënë shteteve – gabimisht – se është vërejtur mashtrim i madh në zgjedhje.

Gjykata Supreme tha në vendimin e saj se bashkëveprimi i presidentit me Departamentin e Drejtësisë është veprim zyrtar dhe për këtë ai gëzon imunitet.

Aktakuza e re heq edhe referencat ndaj komunikimit të Trumpit me zyrtarët e qeverisë federale, si avokatë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, të cilët i kishin thënë atij se nuk kishte dëshmi për mashtrim që do ta ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve 2020. Ajo i heq edhe referencat ndaj deklaratave të caktuara të Trumpit, përfshirë një pretendim që ai e kishte bërë në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë dy ditë pas zgjedhjeve për një kosh të dyshimtë të mbushur me vota në Detroit.

Por, aktakuza e re përmban njërën prej akuzave më tronditëse të ngritura nga Smith, se Trumpi mori pjesë në një skemë të orkestruar nga aleatët për rekrutimin e pjesëtarëve të rrejshëm zgjedhorë në terren në shtetet ku demokrati Joe Biden kishte fituar, të cilët do të dëshmonin rrejshëm se Trumpi i kishte fituar ato shtete.

Gjithashtu aktakuza ruan edhe dyshimet se Trumpi i kishte bërë trysni nënpresidentit Mike Pence për ta hedhur poshtë ligjshmërinë e votave dhe se Trumpi dhe aleatët e tij e shfrytëzuan kaosin në Capitol më 6 janar, në përpjekje për ta shtyrë edhe më shumë certifikimin e fitores së Bidenit.

Trump është sërish kandidat republikan për president në zgjedhjet e 5 nëntorit, dhe këtë herë ai do të garojë kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris, e cila, sipas sondazheve, ka një epërsi të vogël ndaj tij në nivel kombëtar.

Në maj, Trump u bë presidenti apo ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale.

Një gjykatë në Nju Jork e shpalli Trumpin fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore për të ndikuar jashtëligjshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përmes pagesave për heshtjen e një aktoreje të pornografisë, e cila tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të./Top Channel

TË FUNDIT
5 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
5 orë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
7 orë
"Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut", Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani
8 orë
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë
10 orë
Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

ME TE LEXUARA

8 orë
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë
7 orë
"Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut", Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani
5 orë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
5 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
20 orë
Kroacia dhe Serbia mund të rikthejnë shërbimin ushtarak, po ne? “Në Jugosllavi kemi shkuar fëmijë në ushtri, jemi kthyer burra”
20 orë
Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër
20 orë
Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar

LEXO MË SHUMË

mjeke

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

ksamil sarande

Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

Alicia Kearnss

“Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut”, Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani

ritchie-torres

Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

gordana siljanovska rumen radev

Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

femije zhdukur trafikim kontrabande

Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut

dudiq amina nuraj

Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar

INFO

NA NDIQ