Aktakuzë kundër tri infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës në strehimoren në Pejë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/05/2023

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj tri infermiereve, A.P., A.R., dhe R.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtat në bashkëkryerje, ndaj viktimës se ndjeshme (e moshuar) kanë kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184, paragrafi 3, nën-paragrafi 3.1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës “tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës e cila ishte e vendosur në ketë strehimore, në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale, e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat”, njofton prokuroria, transmeton Express.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë, vlerëson prokuroria.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurat të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

“Gjithashtu në departamentin e krimeve të rënda në këtë prokurori janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për procesin e strehimores për veprat penale nga kapitulli i korrupsionit”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

gresa behluli shkurte fejza

Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë

policia-kosoves

Raportohet për shpërthim tek ‘Tre Rrokaqiejtë’ në veri, policia jep detaje

arme-antitank

Çka po ndodhë me blerjen e “Javelin”? Deklarohet Ministria e Mbrojtjes dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Donika Gervalla

Ministrja Gërvalla flet për sulmin në Banjskë me deputetë austriakë

ambulanca-sk

Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova, reagimet e organizatave, Avokatit të Popullit e ministrit të Shëndetësisë – por, çfarë thonë nga Spitali i Gjakovës e çka nga SHSKUK-ja?

policia-veri

Shefi i EULEX-it: Situata në veri është e brishtë, mund të përkeqësohet

albin kurti

Albin Kurti për gjuhën shqipe

INFO

NA NDIQ