Aktakuzë për Muhamed Zekirin, akuzohet se ka dëmtuar buxhetin për rreth 1.5 milionë euro

Pas gati gjashtë muajsh nga hapja e hetimeve zyrtare, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuzë kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Ai po ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare, se nga prilli i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti, në kundërshtim me ligjin dhe pa kryer procedurë për prokurim publik, ka lidhur dy kontrata për shërbime konsulence për Postën dhe Transportin Hekurudhor në vlerë pothuajse 1.5 milionë euro, përcjell INA.

Dyja kontratat me vlerë secila prej mbi 770 mijë euro, apo të dyja rreth 1.5 milionë euro kishin të bënin me shërbime konsulence me kompani kroate lidhur me privatizimin e mundshëm të “Postës së Maqedonisë” SH.A. si dhe “Hekurudhave të Maqedonisë”-Transporti.

Rastin e ka trajtuar prokurorja Katerina Kolareviq e cila me rastin e sjelljes së Zekirit në gjykatë ka thënë se nuk ka informacion nëse dhe si janë nxjerrë paratë nga shteti dhe as sot nuk ka informacion se ku kanë përfunduar paratë. Zekiri ndodhet në arrest shtëpiak, masë që Prokuroria kërkoi t’ia vazhdojë.

Zekiri është sekretari i dytë i qeverisë nga pushteti aktual që akuzohet për keqpërdorime, ish-sekretarit Dragi Rashkovskit, ndaj të cilit po zhvillohet një proces gjyqësor për aferën Softuerike dhe ai po mbrohet në liri.(INA)