Aktive 3.526 raste të personave të infektuar me Kovid-19, janë shëruar 4.203 persona

0

Javëve të fundit në vend shënohen numra treshifrorë të të infektuarve me Kovid-19. Edhe krahas masës për mbajtje të maskës dhe distancës, si dhe protokollet e vendosura, epidemia nuk bie. Më së shumti raste shënohen në Shkup, ndërsa nga komunat e Shkupit më shumë ka në Çair.

Njëqind e tridhjetë e gjashtë raste të reja të të infektuarve nga Kovid-19 janë regjistruar dje, janë shëruar 123, ndërsa gjashtë kanë ndërruar jetë. Janë bërë 991 teste.Nga fillimi i epidemisë deri tani në vend janë regjistruar 8.111 raste të personave të infektuar, u shëruan 4.203 persona, ndërsa vdiqën 382, ndërsa numri i rasteve aktive në vend arrin 3.526.

Në mënyrë konstante në periudhën e fundit më së shumti raste të reja shënohen në Shkup, ku ka 1838 raste aktive, në Kumanovë janë 186 raste aktive, në Dibër 89, Shtip 172, Prilep 63, Tetovë 320, Strugë 161, Veles 35, Manastir 26, Ohër 133, Kavadar 17, Gostivar 143, Gjevgjeli 2, Strumicë 16, Kriva Pallankë 9, në Radovish 4, Krushevë 7, Koçan 15, Probishtip 24, Demir Hisar 7, Makedonski Brod 4, Pehçevë 1, Berovë 1, Vinicë 1, Kratovë 3, Sveti Nikolë 110, Kërçovë 62, Resnjë 82 dhe Negotinë tre raste.

Sipas komunave në Shkup, më së shumti raste aktive shënohen në Çair – 300, Aerodrom 1579 Butel 131, Gazi Babë 189, Qendër 138, Karposh 140, Saraj 120, Kisella Vodë 108, Gjorçe Petrov 105, Studeniçan 110, Shuto Orizare 79, Haraçinë 43, Ilinden 23, Petrovec 18, Çuçer Sandevo 11, Sopishte 9, Zelenikovë 14, pesë të huaj dhe 128 raste janë të papërcaktuar.