Aktivisti Xhaferi porosi kryetares Arifi: Mund t’i ikni përgjegjësisë sa ju mbron pushteti, por ditët i keni të numëruara!

Aktivisti Arianit Xhaferi ka komentuar mbi dorëheqjet e drejtorit të përgjithëshëm të spitalit klinik të Tetovës Florin Besimi, të drejtorit ekonomik Artan Etemi dhe zv/Ministrit të Shëndetësisë Ilir Hasani ku ka drejtuar gishtin dhe nga Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila ende vazhdon në detyrën e kryetares së komunës pas ngjares së rëndë që ndodhi në spitalin modular të kovid në klinikën e Tetovës ku si pasoj jetën nga zjarri humbën 14 pacient, përcjell in7.

Postimi i plotë i Xhaferit:

Ajo që duhej të jepte dorëheqje e para sot paska vizituar zjarrfikësit, të cilët paguhen 10,000 denarë më pak se kolegët e tyre në Shkup, Gostivar e Manastir, të cilët furnizohen me pajisje e kamionë kundër zjarrit nga donatorë të huaj e nga mërgimtarët tanë, të cilët i viziton vetëm kur i nevojitet të mburret me heroizmin e tyre. Mund t’i ikni përgjegjësisë sa ju mbron pushteti, por ditët i keni të numëruara!