Aktivizohet propaganda, thirren aktivistë të VMRO-së për të bllokuar rrugët

0

Në rrjetet sociale, profile të ndryshme por që mbajnë simbolin e VMRO-DPMNE-së kanë bërë thirrje për protesta masive dhe bllokim të rrugëve, në shenjë revolte kundër votimit të Ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Janë me qindra mesazhe me gjuhë urrejtje dhe që nxisin dhunë ndëretnike në vend.

“Bëji zile miqve, rrugët të bllokojmë, të dalin gjithë nga shtëpitë, për Maqedoninë, shpërndajeni masovikisht”, është një nga mesazhet e lansuara nëpër rrjetet sociale.

Këto veprime janë paralajmëruar edhe nga disa portale të afërta me VMRO-DPMNE, të cilët gjithashtu thonë se do të ketë reagim qytetarë. Nga ana tjetër, pritet qëndrimi i kreut të ri të VMRO-DPMNE se si do të veprojë dhe cili do të jetë qëndrimi i tyre zyrtar rreth këtyre thirrjeve me gjuhë raciste dhe urrejtëse. (INA)