Aktori Fazli Haziri: Duhet të bëhet një film i ri për Ismail Qemalin

“Duhet të bëhet një film i ri për Ismail Qemalin” Filmi “Nëntori i Dytë”, që tregon udhëtimin e Ismail Qemalit drejt Vlorës për të ngritur aty flamurin e shqiptarëve, vazhdon të jetë një ndër filmat më historikë në historinë e kinematografisë shqiptare.

Sa herë përmendet emri i Ismail Qemalit, sigurisht na shkon mendja tek imazhet e këtij filmi, dhe aktori që i ngjason personazhit të vërtetë që shpalli pavarësinë e Shqipërisë më 1912.

Por, aktori i tetarit “Qendresa” në Fushë Kosovë, Fazli Haziri, që i ngjason Ismail Qemalit të vërtetë, thotë që ka nevojë të bëhet një film i ri për rrugëtimin e burrështetasit shqiptar.

Haziri, në në Klan Kosova, beson që, me teknologjinë më të avancuar, me aktor profesional dhe me një histori më të përmbledhur, mund të bëhet një film edhe më i mirë mbi atë histori. Haziri tha se e ka ëndërr jetësore të luaj në një film zyrtar, ku do ta interpretonte rolin dhe imazhin e Ismail Qemalit.