Aktori hollivudian bëhet baba i një vajze, me partneren që mbajti të fshehtë për 4 vite

0

Aktori i njohur Owen Wilson është dalluar për herë të parë nga mediat, pas lajmit se ka mirëpritur fëmijën e tij të tretë.
49-vjeçari u fotografua teksa doli nga aeroporti LAX të martën.

Sipas mediave, aktori është bërë babai i një vajze me partneren e tij Varunie Vongsvirates, e cila është një “businesswoman”. Ajo iu nënshtrua testit për të vërtetuar atësinë me dëshirën e tij, gjatë kohës që ishte shtatzënë.

Owen është gjithashtu babai i dy djemve, Robert, 7 vjeç dhe Finn, 4 vjeç.
Djali i tij më i madh erdhi në jetë nga dashuria me partneren, Jade Duell, me të cilën u nda në 2011-n. Ndërsa djali i tij Finn erdhi nga lidhja me trajneren e fitness-it, Caroline Lindqvist, me të cilën ishte ndarë para se të lindte i biri.

“Owen ka qenë një baba i mrekullueshëm me dy djemtë e tij dhe ka mbajtur një marrëdhënie të afërt me nënat e fëmijëve. Sigurisht nëse testi i atësisë deklaron se ai është babai i një tjetër fëmijë, ai do të përmbushë detyrimin e tij në mbështetjen e foshnjës”, tha më herët një burim i afërt.

Vongsvirates dhe Wilson kanë qenë në një lidhje të fshehtë prej mbi 4 vitesh, nga 2014-ta.

Komentet

komentet