Aktori i njohur i Hollivudit vret një grua gjatë xhirimeve dhe plagos regjisorin

Aktori Alec Baldwin vrau aksidentalisht një grua nga grupi i xhirimit dhe plagosi regjisorin dhe skenaristin e filmit të tij më të ri “Rust”.

Sipas Guardian, aktori vrau drejtoreshën e fotografisë me një armë mbështetëse dhe plagosi regjisorin Joel Souz.

“Drejtoresha e fotografisë Haileen Hutchins, 42 vjeç, dhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u qëlluan kur ai shtiu me një armë mbështetëse të përdorur nga aktori dhe producenti Alec Baldwin, 68 vjeç,” thuhet në raport.

Bëhet me dije se hetimet janë duke vazhduar dhe për këtë ngjarje nuk është marrë asnjë masë ligjore.

Zyra e sherifit i tha Guardian se Baldwin foli vullnetarisht me hetuesit dhe u largua pas bisedës.