Aktori i njohur i serialeve turke: Në familjen time flasin shqip!

0

Can Yaman, aktori i njohur turk pranon hapur se ai është me prejardhje shqiptare dhe ashtu e ndjen veten. Aktori i serialeve turke në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova tha se ndjen keqardhje që nuk ka mësuar gjuhën shqipe.
“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip. As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi. Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Në Shqipëri të gjithë dinin italisht dhe unë flisja italisht”, theksoi aktori Yaman. Deklarimi i tij për origjinën shqiptare bëri bujë në mediat turke. (INA)