Aktorja e famshme ndahet nga sheiku miliarderë

0

Në një interviste për “The Kyle and Jackie O Show” aktorja e famshme, Lindsay Lohan, konfirmojë se tashmë është beqare. Ajo u pyet nëse ishte në lidhje, dhe përgjigja e saj ishte se po dilte me dikë por ishin ndarë sot, megjithatë 33 vjeçarja nuk e zbuloi emrin e personit me të cilin kishte qenë e lidhur. “Po dilja me dikë dhe u ndamë sot. As nuk keni për ta ditur cili është, zgjati shumë pak”- u shpreh Lohan në studio. Në faqet rozë qarkullojnë spekulime se Lindsay ishte e lidhur me sheikun arab, Mohammad bin Salman, pasuria e të cilit i kalon 1 miliardë dollarë. Thuhet se shkak për ndarjen mund të ketë qenë komenti flirtues i Lindsay me Liam Hemsworth.