Akuza se është bossi i mafias, por biznesmeni i njohur Bashkim Osmani thotë: Ja si jam pasuruar…

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/02/2022

Bashkim Osmani krijoi shumë njohje dhe zgjeroi ndikimin e tij në politikë dhe shërbeu si këshilltar i Ministrit të Kulturës dhe Sportit të Kosovës, bazuar në një raportim të gazetës politike kroate, Nacional.

Bashkim Osmani, i dyshuari kryesor i një operacioni të EUORPOL-it kundër trafikimit me drogë, ka thënë se pasurinë e ka bërë duke investuar në prona të paluajtshme në Hamburg dhe më pas në Spanjë.

Në një intervistë për gazetën kroate Nacional në vitin 2007, Osmani kishte thënë se pas transferimit në Hamburg në vitet 1980, familja e tij kishte rritur ndjeshëm pasurinë që kishin në Kosovë. Bashkim Osmani, bashkë me tre vëllezërit e tij, Bekimin, Qazimin dhe Burimin, u kapën në Kroaci, raportoi të mërkuën gazeta kroate Jutarnji List.

Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende evropiane, të organizuar nga Europol. Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.

Bashkim Osmani posedon një pasaportë kroate. Në vitin 2007 ai bleu një hotel në qendër të Poreçit, një qendre turistike në Kroaci. Kësisoj, në atë kohë, ai relaizoi një intervistë për gazetën Nacional.

Në atë kohë, Osmani tha për të përjavshmen politike kroate se ishte pasuruar duke investuar në prona të paluajtshme, fillimisht në Hamburg dhe më pas në Spanjë. Familja Osmani konsiderohej një nga familjet më të pasura shqiptare në Gjermani.

Bashkim Osmani krijoi shumë njohje dhe zgjeroi ndikimin e tij në politikë dhe shërbeu si këshilltar i Ministrit të Kulturës dhe Sportit të Kosovës, shkruan Nacional. Familja Osmani është nga rrethi i Gjakovës, prej nga u shpërngulën në Hamburg në mesin e viteve 1980.

“Gjithçka filloi në fillim të viteve tetëdhjetë kur vëllai i parë Qazimi u largua nga Gjakova për në Gjermani, dhe ne shkuam pas tij. Në atë kohë në Jugosllavi, si shqiptarë, nuk kishim perspektivë, sidomos nëse ishe ambicioz”, tha ai.

“Familja jonë ka qenë gjithmonë e famshme. Në Kosovë edhe para luftes së dytë botërore dhe pas lufte babai ka qenë politikan prandaj as në Gjermani nuk kemi shkuar me kruese dhembësh në gojë. Ne kishim një nga restorantet më të mëdha në Prishtinë, ishim pronarë të parcelave të mëdha tokash në Kosovë, kishim aksione pronësie në argjendari, nuk mund të ankoheshim”, rrëfeu ai. Osmani, asokohe thoshte se ai dhe vëllezërit e tij nuk janë si shqiptarët e tjerë.

“Por cilësia e jetës në Kosovë ishte e ulët. Udhëtuam, pamë botën, nuk ishim si shqiptarët e tjerë që mendonin se duhej të bënim dhjetë fëmijë dhe kaq. Jeta nuk është kështu, ne donim lirinë tonë, dhe ju e dini se si dukej Kosova viteve 1980”, ka thënë ai në një intervistë të vitit 2007.

“Ishin vite të mira, unë isha 30 vjeç, isha i ri, kisha para dhe kisha njerëz që më këshillonin mirë. Një mik hebre atëherë më tha ‘bli dhe lësho me qira, por kurrë mos shit pasuri të paluajtshme dhe kështu nuk do të jesh kurrë i varfër’. Bleva të gjithë rrugën në qendër të Hamburgut, më shumë se 200 apartamente të vjetra që i rimodelova dhe i lëshova me qira. Kjo blerje më kushtoi 20 milionë marka gjermane. Isha me fat që çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 15 deri në 20 për qind brenda dy viteve”, rrëfei Bashkim Osmani. “Atëherë pashë se sa fitimprurës ishte ai biznes.”/Bota Sot

TË FUNDIT
3 orë
Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
3 orë
Deputetët e “Frontit Evropian” braktisën Kuvendin pas verifikimit të mandateve
3 orë
Parlamenti verifikoi mandatet e 118 deputetëve
4 orë
Mexhiti: Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re
5 orë
Marrëveshja mes VLEN dhe VMRO-DPMNE-së për zëvendësministra dhe drejtoritë drejt fundit

ME TE LEXUARA

21 orë
Siljanovska: E respektoj Marrëveshjen e Prespës, deklaratën e kam nënshkruar me emrin aktual kushtetues
3 orë
Parlamenti verifikoi mandatet e 118 deputetëve
1 ditë
Policia jep detaje për vrasjen në rrugën e plastikave, sulmuesit janë në arrati
21 orë
Deputeti Hisen Berisha prish aleancat serbo-arabe dhe rikthen Kosovën në qendër të vëmendjes
3 orë
Deputetët e “Frontit Evropian” braktisën Kuvendin pas verifikimit të mandateve
1 ditë
Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës
19 orë
Serbia ka blerë vota për të votuar kundër Rezolutës për Srebrenicës

LEXO MË SHUMË

Afrim Gashi

Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

bdi kuvend

Deputetët e “Frontit Evropian” braktisën Kuvendin pas verifikimit të mandateve

kuvendi parlamenti

Parlamenti verifikoi mandatet e 118 deputetëve

vlen kuvend qoku kasami gashi taravari mexhiti

Mexhiti: Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re

vmro vlen

Marrëveshja mes VLEN dhe VMRO-DPMNE-së për zëvendësministra dhe drejtoritë drejt fundit

bdi ali ahmeti kuvend

Pas 16 viteve, BDI ulet në vendet e rezervuara për opozitën në Kuvend

gjermani-kufi

Prej 1 qershorit hyn në fuqi faza e tretë e Ligjit për Punësim në Gjermani, përfitojnë edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Kurti

Kurti për Financial Times: BE-ja e SHBA-ja po sillen ‘shumë butë’ ndaj Serbisë

taravari vlen lideret

Gashi kryeparlamentar, Kasami kthehet në Tetovë, Taravari dhe Mexhiti ministra

INFO

NA NDIQ