Prokuroria e Manastirit ka ngritur aktakuzë kundër deputetit Pece Milevski, i cili në kohën kur ishte drejtor i ndërmarrjes “Ujësjellësi” Manastir, ka keqpërdorur pozitën zyrtare, transmeton TV21.
Në vitet 2022-2023, i pandehuri, pa bazë ligjore, ka paguar bonuse për kryerjen e punës për 6 persona të ndryshëm, pavarësisht se ndërmarrja funksiononte me humbje.
Sipas prokurorisë është shkaktuar dëm rreth 9500 euro. Milevski nuk mohon se ka pasur pagesa, por thekson se ka pasur të drejtë ligjore për këtë sipas kontratës kolektive