Al Ittihad po stërvitet në Dubai… Benzema, ende “i dënuar” në Arabinë Saudite…

ina-online
ina-online

23/01/2024

Karim Benzema, në mes të thashethemeve të shumta për largimin e tij të mundshëm, mbetet ‘i dënuar’ në Al Ittihad, me ekipin e tij që stërvitet milje larg, teksa skuadra e drejtuar nga Marcelo Gallardo vazhdon në ‘ministazhin’ e saj në Dubai para rifillimit të sezonit më 7 shkurt (El Ta’ee-Ittihad).

Ndërkohë, Benzema vijon të jetë në Arabinë Saudite, ku mbërriti të enjten e kaluar për t’u stërvitur, për momentin, i vetëm, por gjithmonë i margjinalizuar nga grupi kryesor, i cili siç thamë është në Emiratet Arabe deri në javën e ardhshme.

Kujtojmë që Gallardo vendosi të mos e lejojë lojtarin francez të stërvitej me pjesën më të madhe të grupit në Dubai, si masë disiplinore për shkak se nuk kishte mbërritur në kohë për rigrupimin e ekipit (12 janar) dhe për rrjedhojë, nuk kishte udhëtuar me ekipin në Dubai, ku është ende.

Sulmuesi, i cili është i lidhur me këmbëngulje me klubin francez Lyon, por pa asgjë zyrtare, ka argumentuar se ka mbërritur me vonesë për shkak të një cikloni, që e kapi në Ishujt Mauritius, ku ndodhej me pushime. Ndërkohë në klub argumentojnë se jo vetëm që i ka munguar ato ditë janari, por se ish-lojtari madrilen ka munguar tashmë në tre seanca stërvitore para fundit të vitit, pas disfatës së rëndë ndaj Al Nassr të Cristiano Ronaldos.

Prandaj, Benzema dhe pjesa tjetër e ekipit mbeten të ndarë dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme kur Marcelo Gallardo dhe skuadra të arrijnë në selinë e tyre të zakonshme në Jeddah (Arabia Saudite).

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Erjona-Jonuzi

Erjona Jonuzi dekorohet nga Komuna e Tetovës për kontributin në sport

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

INFO

NA NDIQ