Alarm në fabrikën OHIS në Shkup, materie toksike rrjedhin nga shpërthimi i një tubacioni

0

Gjashtë ton ujë të përzier me materie toksike kanë rrjedh nga një cisternë me kimikate me toksikë të lartë dhe të rrezikshme. Ky helm kimik i rrezikshëm duhej të transportohej jashtë vendit.

Punonjës të fabrikës derisa po pastronin cisternën ka ndodhur shpërthimi i tubacionit në oborrin e ish-fabrikës OHIS, me ç‘rast kanë rrjedhë 6 ton ujë por edhe me përbërjen e materies toksike, informon INA. Kompania “Ekocentar 97” përkujdesej për këto materie dhe se ajo kishte fituar tenderin për transportin e këtyre mbeturinave të rrezikshme drejt Zvicrës, për përpunim. Në rrethinën e OHIS është ndjerë një aromë e keqe, ndërsa ekipe të inspektorëve për ambientin jetësor për kontrollojnë terrenin dhe se do të bëhen vlerësime se sa është krijur ndotje, përfshirë edhe ujin. Në hapësirat e OHIS kanë mbërritur ekipe të posaçme të ushtrisë, gjegjësisht njësia për mbrojtje atonike, biologjike dhe kimike, por edhe njësite policore për sigurinë e zonës. Rasti është denoncuar nga ana e qytetarëve që kanë ndjerë aromën e keqe. Shërbimet e inspektorateve përgjegjëse thanë se deri tek shpërthimi ka ardhur kur po pastrohej cisterna e zbrazët, e cila më parë ishte e ngarkuar me metil akrilat monomer, materie kimike toksike, por që tani po punohet për pastrimin e plotë të zonës. (INA)