« Alarmante » Çdo i treti banor i Maqedonisë ka alergji

0

Trendi me alergjitë po merr hov më të madh, kështu që në vitin 2018, pothuajse çdo i treti, i katërti banor i Maqedonisë do të ketë ndonjë manifestim alergjik, deklaroi sot prof.dr. Dejan Dokiq, në promovimin e librit “Alergologjia” në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

“Alergjitë në Maqedoni, duke e marrë parasysh studimin paraprak epidemiologjik nga Instituti për mjekësi të punës prej vitit 2003, ka trend të rritjes së dyfishtë, prej 11,5 për qind tani kemi 25,1 për qind, ndërsa këtë vit ky trend do të jetë edhe më i madh”, tha Dokiq.

Sipas tij, ata janë numër tejet i madh i pacientëve dhe prej këtu doli presioni dhe nevoja që të bëhet një libër i këtillë, ku të gjithë mjekët do të mund të përballen me valën gjithnjë e më të madhe të pacientëve të cilët kanë alergji.

Rreth 90 për qind e alergjive u takojnë dy llojeve, thotë Dokiq, ndërsa ato janë poleni nga bari dhe rrënjët, dhe alergjenët nga pluhuri shtëpiak.

I pyetur për gjendjen në Klinikën për Pulmologji dhe Alergologji, në ditët kur në Shkup ajri ishte shumë i ndotur, Dokiq tha se alergjitë, posaçërisht ato nga domeni i pluhurit shtëpiak dhe ato brenda tërë vitit, janë asocuar me ndotjen e ajrit, sepse ndotja e ajrit i përkeqëson simptomat e manifestimeve alergjike.

Ai theksoi se për herë të parë në Maqedoni publikohet libër “Alergologji”, i cili në një vend, në mënyrë sistematike dhe klinike të orientuar janë përshkruar të gjitha sëmundjet alergjike.

Theksoi se në libër, në një vend, para së gjithash mjekët, për post të diplomatit, doktorantët dhe të gjithë ata mjekë të cilët kanë në praktikën e përditshme pacientë të cilët vuajnë nga alergjia, mund të përfitojnë informata dhe në atë mënyrë të mund t’u ndihmojnë mijëra pacientëve të tyre të cilët në praktikën e vet të kenë jetë më të mirë dhe më cilësore.

Akademiku Momir Polenakoviq, duke e promovuar librin “Alergologjia” të prof.dr. Dejan Dokiq dhe bashkëpunëtorëve, theksoi se alergjitë janë sëmundje e shekullit 21, të cilat duhet të studiohen më shumë, dhe ky libër jep kontribut që më mirë ta kuptojmë alergologjinë dhe si të luftojmë me sëmundjen.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Sonja Topuzovska theksoi se zhvillimi dramatik i alergologjisë në vitet e kaluara e imponon nevojën që njohuritë e klinikëve në praktikë vazhdimisht të përsosen dhe plotësohen, ndërsa mu ky libër “Alergologjia” mundëson qasje në metodat më bashkëkohore diagnostike dhe protokollet terapeutike për numrin më të madh të gjendjeve të rëndësishme alergologjike. /Zhurnal/