Alarmante: Shkon në gjashtë numri i minatorëve të cilëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore

Picture of INA
INA

27/10/2023

Gjatë ditës së katërt të grevës, gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës po përkeqësohet, me katër prej tyre që kanë humbur vetëdijen dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se gjendja është alarmante.

Në ditën e katërt të grevës së tyre, gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës po përkeqësohet në mënyrë alarmante, pasi deri më tani gjashtë minatorëve iu është përkeqësuar ndjeshëm gjendja e tyre.

Më herët, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka bërë të ditur se katër prej minatorëve kanë mbetur pa vetëdije dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore të premten.

Po ashtu, sipas tij gjendja është alarmante.

“Gjendja është alarmante. Ndihma e shpejtë po vjen dhe po merr punëtorë pasi po u përkeqësohet gjendja. Sot dita e 4-të, deri më tash janë katër punëtorë që janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Jonuzi për portalin Dukagjini.

Një minator i Trepçës ka refuzuar të largohet nga miniera dhe të shkojë në spital, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ai ka thënë: “Unë prej këtu nuk dal”, duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar grevën e tij.

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë urie prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave.

Kërkesat e tyre janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

TË FUNDIT

Trump: Irani ka kontaktuar, dëshiron të negociojë

Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi

MSH do të udhëheq me proceset se ç’farë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarit në diskotekën në Koçan

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Ibrahimi: Legjitimiteti nuk është lojë futbolli në Qeveri, Soravi… por punë dhe angazhim

“Kush është spiun e kush autoritar?!”, akuza të ashpra mes Mickoskit dhe Filipçes

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË