Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot ka pasur alarme të rrejshme për bomba në Gjykatën Penale në Shkup dhe në Aeroportin e Shkupit, përcjell TV21.
Nga MPB thonë se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportet dhe se është konstatuar se janë raportime të rreme.
“Menjëherë janë marrë masat e duhura nga efektivët e policisë dhe janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”m thonë nga MPB.