Alarmi i OBSH: Gjysma e popullsisë së botës do të jetë miope deri në vitin 2050

Picture of INA
INA

06/07/2023

Miopia është defekti më i zakonshëm i shikimit në botë dhe gjithnjë e më shumë njerëz pritet të vuajnë nga ajo. Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë deri në vitin 2050 kjo patologji do të prekë 50% të popullsisë në mbarë botën.

Rritja mund t’i atribuohet faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë predispozitën gjenetike dhe ndikimin e mjedisit përreth. Stili i jetesës së kohëve të fundit, si përdorimi i gjerë i pajisjeve elektronike dhe jeta në ambiente të mbyllura, ka treguar se luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e këtij defekti të shikimit.

Për fat të mirë miopia mund të korrigjohet në shumicën e rasteve. Përveç lenteve dhe teknologjisë së përhapur të lazerit, ekziston një mundësi tjetër: lentet intraokulare. Lentet ICL, Implantable Collamer Lens, e bërë nga një material i butë, i hollë dhe i palosshëm, janë të pozicionuar midis kristalit dhe bebëzës së syrit.

Sipas mjekëve një operacion i shkurtër që zgjat vetëm disa minuta nën anestezi lokale është i mjaftueshëm për të implantuar ICL-të dhe për të rifituar menjëherë shikimin. Efekti është praktikisht i menjëhershëm dhe periudha e rikuperimit pas operacionit është shumë e shkurtër, duke i lejuar pacientët të kthehen shpejt në aktivitetet e tyre të përditshme.

ICL-të gjithashtu ofrojnë cilësi të shkëlqyer vizuale që mbetet e qëndrueshme me kalimin e kohës. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është materiali i lenteve, i cili minimizon rrezikun e inflamacionit. Ato janë të përshtatshme për të rritur dhe të rinj.

TË FUNDIT
2 ditë
Covid 19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë, raporti i OBSH-së dhe nevoja për marrëveshjeje mbi sigurinë botërore gjatë pandemive
5 ditë
Kosi dhe dobitë shëndetësore të konsumimit të tij
6 ditë
Kjo është arsyeja pse duhani po dëmton më shumë gratë
6 ditë
Shalqiri sjell dy të mira për trupin tuaj
1 javë
VIDEO/ Gruas nga Gostivari i thanë mjekët në Gjermani se do të vdes por ajo falë ndihmës suaj, sot 90% i kancerit është zhdukur!

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

vaksina-anti-covid-19-scaled-1-1

Covid 19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë, raporti i OBSH-së dhe nevoja për marrëveshjeje mbi sigurinë botërore gjatë pandemive

kosi

Kosi dhe dobitë shëndetësore të konsumimit të tij

cigar-elektronike1

Kjo është arsyeja pse duhani po dëmton më shumë gratë

shalqi

Shalqiri sjell dy të mira për trupin tuaj

spital-780x439-650x358

VIDEO/ Gruas nga Gostivari i thanë mjekët në Gjermani se do të vdes por ajo falë ndihmës suaj, sot 90% i kancerit është zhdukur!

barku obez pesha

Studimi: Obeziteti është shkaku i 32 llojeve të kancerit

ushqim-frigorifer-uri-haje

Ekziston një moment i ditës që nuk duhet të hamë e as të pimë

mjek

Beshliovska: Ka ikje të madhe të infermierëve nga Maqedonia

ushqim-frigorifer-uri-haje

Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë

INFO

NA NDIQ