Alarmohet policia, shkupjani pranon SMS që ia kanë rrëmbye djalin

0

Një shkupjan (48) dje ka pranuar porosi nga një numër i panjohur telefoni se djali i tij 14 vjeçar është kidnapuar. Rastin e ka paraqitur menjëherë në polici, rreth orës 20, transmeton Gazeta Lajm. Menjëherë janë ndërmarrë masa adekuate dhe djaloshi është gjetur te një adoleshent tjetër. Adoleshenti është arrestuar në stacion policor. Është njoftuar prokurori public dhe policia po punon në ndriçimin e rastit.