‘Alarmohet’ Vuçiqi para takimit me Zelenskyn në Athinë: Do të ishte goditje e madhe nëse Ukraina e njeh Kosovën

ina-online
ina-online

21 Gusht, 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se nesër do të ketë një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

I pari i shtetit serb beson se nesër do të ketë një “bisedë të hapur dhe të mirë” me liderin ukrainas.

Ai shtoi se do të ishte një “goditje e madhe për ne nëse Ukraina e njeh Kosovën”.

“Do të përpiqem të flas me Zelenskyn”, tha Vuçiq dhe shtoi, “do të ulem dhe do të bisedoj me të privatisht për gjithçka që ka ndodhur së fundmi rreth Kosovës, njohjen apo mosnjohjen e tërësisë territoriale të të dyjave vendeve. Ne respektojmë integritetin territorial të Ukrainës dhe shpresojmë që ata të respektojnë edhe tonin”.

Presidenti serb gjithashtu tha se nuk ka dyshim se tema kryesore do të jetë Rusia, raporton nova.rs.

Kujtojmë se Vuçiq ndodhet në Athinë, ku sonte do të marrë pjesë në një darkë joformale për liderët rajonalë, të organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndryshe, Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë kryeministri, Albin Kurti ndërsa nuk është ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic cnn

Vuçiq gënjen në CNN

vucic-1

Ushtria serbe në kufi me Kosovën, zbardhen prapaskenat e lëvizjes së fundit të Vuçiqit – ja çka ndodhë nëse sulmon ushtarakisht

daniel server

Daniel Serwer përmend skenarët e rrezikshëm të Serbisë dhe Rusisë

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

ushtria serbe

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

INFO

NA NDIQ