Alarmon ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, ja për çfarë po përgatitemi

Picture of INA
INA

21/05/2024

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq ka deklaruar se situata në Kosovë dhe rajon “nuk është ajo që do të donim të ishte” dhe se është “jo e kënaqshme dhe jo e mirë”.

Anushiq këto komente i bëri të hënën në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në operacionin paqeruajtës të KFOR-it.

“Nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të ishte e nevojshme të dërgonim forcat e armatosura në misionin e KFOR-it. Shpresojmë që NATO dhe KFOR të arrijnë të stabilizojnë situatën, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës,” tha ai, duke shtuar se kishte disa situata që “ishin në kufi”, shkruan HRT.

Anushiq u shpreh se situatat e kohëve të fundit janë shkaktuar nga pala serbe.“Të gjitha këto situata u shkaktuan nga pala serbe. Për këtë arsye, është e nevojshme të ruhet paqja dhe rendi në atë zonë. Prania e kontingjentit kroat dhe të gjithë të tjerëve që janë në Kosovë sigurisht që na jep të drejtën të mendojmë se siguria në Kosovë do të ruhet dhe mbrohet,” tha Anushiq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, ai tha se lufta është një fjalë e pa hijshme, por se lufta nuk do të ndodhë sepse forcat kroate janë aty pikërisht për të ruajtur paqen.

“Ne jemi një ushtri që është gati për parandalim, nuk po përgatitemi për ndonjë sulm ose luftë, por për parandalim. Ne duhet të jemi të fortë për të penguar këdo që mendon se mund të përsërisë ngjarjet e vitit 1991, dhe kur flasim konkretisht për Kosovën dhe sinqerisht edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën, shpresoj që nuk do të ketë përshkallëzim të konfliktit,” tha Anushiq.

Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor.

Ai përbëhet nga 131 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, nga të cilët tetë janë gra, të cilat do të zëvendësojnë kontingjentin e 40-të.

TË FUNDIT
49 minuta
Profil/ Kush janë ministrat e ri të VLEN-it në Qeverinë e re?
59 minuta
Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri
1 orë
Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …
2 orë
Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë
2 orë
EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së

ME TE LEXUARA

1 ditë
Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person
4 orë
25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999
1 ditë
EURO 2024/ Përplasje “gjigantësh” në “Veltnis Arena”, grupet B e C diskutojnë “hesapet” e kualifkimit
4 orë
Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria
1 ditë
“Policia e veriut ka qenë nën komandën e Vuçiqit”/ Eksperti zbulon detaje për veriun
1 ditë
Shporta minimale sindikaliste për qershor është 60.325 denarë, është rritur për 235 denarë, krahasuar me majin
4 orë
“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë
1 ditë
Stoltenberg: Forcat autoritare po bashkohen, NATO duhet të mbetet e unifikuar

LEXO MË SHUMË

IMG_3408

Profil/ Kush janë ministrat e ri të VLEN-it në Qeverinë e re?

Angela Ageler

Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

FB_IMG_1718965756133

Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …

kasami

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

evn-1

EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së

Foto

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

william walker uoker kurti

“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

gjasula kombetarja shqiperia

Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

uck

25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

INFO

NA NDIQ