Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të BBVK

Picture of Ina Online
Ina Online

25/10/2025

Moderatori dhe autori i formatit Alaudin Hamiti, ka reaguar sot pas pyetjeve të shumta nga fansat rreth nisjes së sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova (BBVK4).

I pyetur direkt nga ndjekësit, Hamiti shpjegoi se ende nuk ka një datë zyrtare të nisjes, duke theksuar se çdo informacion që nuk vjen nga faqja zyrtare e Big Brother apo nga Klan Kosova nuk duhet marrë si i saktë.

“Çka t’ju them mo, çka t’ju them, përveç që së shpejti. Edhe asnjë datë që është duke u publiku nuk është zyrtare. Por Big Brother, së shpejti!”, u shpreh moderatori, duke i lënë fansat në pritje të detajeve finale.

Sipas burimeve, BBVK4 pritet të nisë përgjatë muajit nëntor, duke shënuar herën e parë që një sezon i formatit kosovar fillon në këtë muaj. Historikisht, sezoni i parë pati premierën më 5 dhjetor 2022, ndërsa sezonet e dyta dhe të treta u nisën në javën e tretë të tetorit. Ndryshimi i datës pritet të krijojë një vijueshmëri optimale për programin deri në prag të pranverës.

Hamiti, i njohur si Dini, është i njohur për prezencën e tij aktive në media dhe për ndërveprimet e vazhdueshme me fansat. Reagimi i tij vjen në një moment kur ndjekësit janë veçanërisht të etur për informacione mbi pjesëmarrësit dhe zhvillimet e reja të formatit, duke treguar se interesi për BBVK vazhdon të jetë i lartë.

Fansat e Big Brother VIP Kosova mund të presin surpriza dhe dinamika të reja, ndërsa nisja e sezonit të katërt pritet të sjellë edicionin më emocionues deri më tani.

TË FUNDIT

Si po e përballon Gjesti humbjen e vëllait? Flet miku i ngushtë i këngëtarit

Aksion i policisë në Saraj, kallëzime penale ndaj ish kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të komunës

Befason Buzhala: Fatmir Limaj mund t’i bashkohet PDK-së

Afat shtesë për të aplikuar për shujtë të subvencionuar studentore

Faturat e larta të energjisë – frikë nga dimri

Për ta zgjidhur problemin me transportin në Shkup, duhet të kombinohen tre projekte

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË