Alban Ukaj zgjedhet prezantuesi i Festivalit të Filmit të Sarajevës

0

Aktori prishtinas, Alban Ukaj, do të jetë prezantuesi i ceremonisë së hapjes zyrtare të Festivalit të Filmit të Sarajevës.

Kjo bëhet e ditur nga webfaqja e këtij festivali, ku shkruan që këtë vit kanë vendosur që këtë nder t’ia japin djaloshit nga Kosova, për të cilin kanë numëruar edhe disa suksese të tij në botën e kinematografisë.

Festivali i Filmit të Sarajevës njihet për zbulimin e gjeneratave të reja që do ta udhëheqin kinematografinë rajonale në të ardhmen, duke ua dhënë artistëve të brezit të ri kënaqësinë e madhe të hapjes së ceremonisë, si shenjë e mbështetjes dhe promovimit të filmbërësve të rinj rajonal.

Ukaj është anëtar i përhershëm i ansamblit të Teatrit të Luftës në Sarajevë, ndërsa aktualisht është duke punuar rreth filmit të tij të dytë të shkurtër.

Edicioni i 24-të i këtij festivali do të hapet të premten, më 10 gusht, me disa evente festive që në natën e hapjes do të mbledhin mysafirë të shumtë, audiencë dhe miq të festivalit.

Komentet

komentet