Albani flet për Amelinë: Në fillim doja çun

0

Kur vjen nje jetë një fëmijë, për dy prindërit nuk ka gëzim më të madh. Njësoj ka ndodhur edhe me çiftin e njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

Për çiftin e famshëm, Ameli është bota e tyre. I ftuar në “Wake Up” në Top Channel, Alban Skënderaj ka rrëfyer se kur mori vesh që Miriami ishte shtatzënë kishte dëshirë që bebi të ishte djalë, që për shembull të luante futboll me të.

“Në fillim e kisha këtë…çun. Do ta mbaja me vete, do ta çoja në kurs në futboll. Por për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandaj bëhuni gati”,-është shprehur Albani.

Kantautori ka vijuar më tej duke treguar se ai me Miriamin shpesh herë debatojnë me njëri-tjetrin, për shkak të vajzës.

“Kur vjen në jetë një fëmijë qendra e debatit është ajo. Unë sidoqoftë jam në minorancë dhe duhet ta mbyll gojën”,-është shprehur Albani.
/Gazeta Liria/