Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh tradhëtinë nga ish-bashkëshorti

Picture of INA
INA

20/11/2024

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ka shpalosur një rrëfim shumë prekës dhe emocional në podcastin e Alketa Vejsiu.

Albëria ka folur hapur për një periudhë të vështirë të jetës së saj, kur dashuria e saj e jetës, Mentori, ndodhej në burg. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë të jetës, që nuk është aspak e lehtë, dhe ka zbuluar përmes fjalëve të saj sa shumë ka vuajtur për dashurinë e tij.

“Kur rritesh, e kupton se nuk të jepet e njëjta monedhë. Mua nuk mu kthye”, ka thënë Albëria, duke u shprehur se ka dashur ish-burrin e saj më shumë se gjithçka në jetë. Ajo ka treguar se përpjekjet e saj për ta mbajtur lidhjen gjallë gjatë periudhës kur ai ndodhej në burg ishin të pafundme, por zemra e saj u thye kur ai e tradhtoi prapa grilave.

Në një moment të thellë emocional, Albëria ka shpjeguar se tradhtia e Mentorit ishte ajo që i mori çdo forcë dhe e bëri atë të kuptojë se ndonjëherë fjalët e mëdha nuk janë të vërteta. “Të jesh atje për dikë dhe të japësh gjithçka, dhe ai të kthehet mbrapsht me tradhti, është e pamundur ta përballosh”, tha ajo, duke shtuar se kjo përvojë e bëri të humbiste gjithçka, duke shënuar një moment të rënda për të.

“Nuk di si ta personifikoj atë djalë. Ai është njëri shumë i mirë por me mua ishte nuk ishte ashtu siç isha unë me atë. Tadhtia në burg mua m’i preu krahët sepse ishtë shumë e lodhshme si eksperiencë”, tha interpretuesja e hitit “Jeta s’është lodër”.

Albëria ka zbuluar gjithashtu se gjatë kësaj periudhe, ajo ishte shumë e dobët dhe u lodh nga të gjitha përpjekjet për të mbajtur marrëdhënien. “U lodha, isha bërë 40 kile pas tij”, ka theksuar ajo, duke shpjeguar se ishte një periudhë shumë e vështirë për të, ku ajo ndiente se po jepte gjithçka për dikë që nuk e vlerësonte.

TË FUNDIT

Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

Kërkohet ndihmë për shërimin e 5 vjeçares nga Çerkezi i Kumanovës

Behgjet Pacolli e Halil Kastrati të gatshëm për t’i ndihmuar këngëtares, Parashqevi Simaku

Mucunski: Fërçkovski ka shkaktuar dëm gjashtëshifror në euro

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË