​“Albi Mall” tani edhe në Gjilan, projekt impresionues në vlerë 40 milionë euro

INA
INA

09/12/2023

Rrjetit të qendrave tregtare të kompanisë “Albi Group” i është shtuar edhe qendra tregtare “Albi Mall” në Gjilan.

Kjo qendër tregtare gjigante u përurua të premten në një ceremoni ku morën pjesë personalitete të shumta nga jeta publike e ndër ta edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Me mijëra njerëz e vizitojnë “Albi Mall” çdo ditë në Prishtinë, prandaj edhe moton e kampanjës së fundit e ka “Vendi që jemi mësuar me të”.Ky është një projekt impresionues investiv i cili kap vlerën e 40 milionë eurove, me një hapësirë totale prej 70 mijë metra katrorë, përfshirë edhe “Albi Residencë” në të njëjtën sipërfaqe.

“Albi Mall” në Gjilan ka vlerë të shtuar edhe nga “Albi Residencë”, një kompleks i cili do të ofrojë 175 apartamente për të plotësuar nevojat e qytetarëve për banim.

Objekti përfshinë edhe mbi 1000 vende për parking, dhe do të sigurojë mbi 500 vende të reja të punës.

Përfaqësuesi i “Albi Group”, Albi Humolli tha se hapja e “Albi Mall” në Gjilan është një ngjarje e rëndësishme në sferën e biznesit dhe rritjen ekonomike të kësaj komune.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u shpreh se “Albi Mall” është dëshmi për fuqizimin e qytetit të Gjilanit si një qendër e rëndësishme rajonale.

Hapja e “Albi Mall” në Gjilan, i cili do të jetë vendtakimi i përditshëm jo vetëm për banorët vendas, por nga e gjithë Kosova, është përcjellë me aktivitete dhe prezantim të brendeve si dhe produkteve vendore e ndërkombëtare, ndërsa është përmbyllur me një koncert nga këngëtari i njohur, Yll Limani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fature-market

Shkup, qytetarët, në “mëshirën” e tregtarëve për rritjen çmimeve

bashkim kombetar proteste shqiperi kosove

Shqipëri-Kosovë, 15 milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar për vitet 2021-2027

taksa shtepi kredi

Qytetarët e Kosovës morën mbi 137 milionë euro kredi gjatë janarit

barnatore

Barra e sëmundjeve në Shqipëri rrit importet e barnave me 14 për qind në vitin 2023

tvsh-ime

“TVSh-ja ime” pritet të rritet në 3.000 denarë nëse LSDM mbetet në pushtet, premton Kovaçevski

market

Inspektorët zbarkojnë nëpër markete – nuk do ta presim ditën e nesërme!

nxemje-qendrore- ngrohje780x439-1

KRRE: Ulet për 35% çmimi i ngrohjes për institucionet publike dhe objektet afariste në Shkup

alkaloid-780x470-1

Alkaloid ka rritur shitjet e prodhimeve për 16% më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

dash-1

DASH: Bisedimet për rregulloren e BQK-së të vazhdojnë me urgjencë

INFO

NA NDIQ