ALBIN KURTI BREND POLITIK AUTOKTON

0

Shpëtim Pollozhani
Kosova e krijoi Albinin brenda një çerek shekulli. Ai është prodhim autentik dhe autokton. Albini me shokë nuk janë prodhim i fenotipit, dukuri që zhvillohen nën ndikimin e të
tjerëve dhe nën ndikim nga kushtet e jashtme. Albini më nuk është një individ që prodhon vetëm ngjarje. Albini është një FENOMEN, me të cili do të merren shumë politikologë në të ardhmen. Vetëm fryma e albinizmit do të ndikojë që në të gjithë hapasirën shqiptare tu krijohet ambient për frymëmarrje gjeneratave të reja, të cilat nuk munden të përparojnë, njëlloj sikurse ato filizët në pyll që nuk munden të riten shkaku se dritën ua kanë zëne drunjtë e vjetër, të krymbur dhe të tharë. Drunjët e shtrembër me plotë krymba brenda duhet të pastrohen. Ky është mësimi që gjeneratat e reja duhet ta mësojnë nga Albin Kurti.