Kryeministri Albin Kurti ka vizituar aktorin e mirënjohur Enver Petrovci. Ky i fundit ka dhënë lajmin përmes një porosie në rrjetet sociale.
“Kryeministër Albin Kurti, familja ime dhe unë, vlerësojmë shumë vizitën tuaj në shtëpinë tonë, dhe ndihemi të nderuar. Më bëri përshtypje humori i juaj i rafinuar e sidomos këndvështrimi i juaj kritik për filmin në përgjithësi. Ishte kënaqësi të ju dëgjoja”, nënvizoi Petrovci. (INA)