Albin Kurti fton diasporën në Cyrih për “kafen e fitores” në Kosovë

Picture of INA
INA

24/01/2025

Më 9 shkurt, kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi bashkatdhetarët për të festuar së bashku në Kosovë me “kafen e fitores”. “Ejani të pimë një kafe dhe të festojmë deri në mëngjes,” deklaroi ai në mes të entuziazmit të publikut.

Tubimi elektoral në Cyrih

Event Halle 622 në Cyrih ishte destinacioni i radhës për fushatën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, me moton “Cep më cep”. Sallë e mbushur me emocione dhe brohoritje përshëndeti Kurtin, i cili u përgjigj me një fjalim të zjarrtë. Takimi përshinte gjithashtu fjalime të tjera, pika muzikore dhe aktivitete kulturore.

Pjesëmarrësit dhe mesazhet kryesore

Tubimi u moderua nga shkrimtarja dhe aktivistja Shqipe Sylejmani, ndërsa pjesëmarrësit kryesorë përfshinin zëvendësministren Donika Gërvalla, kryetaren e VV-së në Zvicër, Qëndresa Hoxha Sadriu, dhe kryetaren e VV-së në Gjermani, Sabile Aliu. Të dyja drejtueset përcollën mesazhe të forta mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në votime, duke theksuar nevojën për mbështetje masive të Vetëvendosjes.

Një moment i veçantë ishte fjalimi i kryetarit të Partisë Socialiste të Zvicrës, Cedric Wermuth, i cili ndau shqetësime për rritjen e ekstremizmit të djathtë në vendet perëndimore. Ndërsa, kandidatja Edona Llalloshi, e njohur për karrierën e saj muzikore, përfitoi nga rasti për të bërë thirrje për vota, duke performuar edhe dy këngë për publikun.

Fjalimi i Albin Kurtit

Kur Albin Kurti hipi në skenë, brohoritjet dhe duartrokitjet mbushën sallën. Në fjalimin e tij, ai theksoi arritjet e qeverisjes së tij katërvjeçare, duke vënë në pah zhvillimet ekonomike, investimet kapitale, dhe masat për të fuqizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Ai gjithashtu përmendi progresin në vendosjen e rendit në veri të vendit dhe subvencionet për shtresat më të ndjeshme.

Kurti u bëri thirrje bashkatdhetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke përfunduar me fjalët: “Të gjithë bashkë në Kosovë, më 9 shkurt, për të festuar fitoren tonë.”

Aktivitete kulturore

Pjesë e programit ishin edhe Ansambli “Vatra” nga Cyrihu, i cili performoi me një këngë dhe dy valle tradicionale, duke i dhënë atmosferës një ngjyrim autentik shqiptar.

Ky tubim shërbeu si një përforcim i lidhjeve mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe diasporës, duke përçuar mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes për Kosovën.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË