Albin Kurti godet Edi Ramën për taksën në Rrugën e Kombit

Taksa për ‘Rrugën e Kmobit’ nuk ka hasur vetëm në kundërshtinë e shqiptarëve të Shqipërisë dhe opozitës, por edhe nga politika kosovare.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u shpreh kategorikisht kundër taksimit të Rrugës së Kombit. Sipas Kurtit, Rama nuk mund të kishte gjetur kohë më të keqe për të taksuar këtë rrugë, ndërkohë që Kosova po kalon një situatë të vështirë në lidhje me Serbinë.

Së dyti, për kreun e Vetëvendosjes, tarifa është shumë e lartë dhe populli është kryesisht i varfër.

Për Albin Kurtin, së treti, kjo taksë e ngjashme me një gjobë për kuksianët dhe kosovarët.

Ai u shprehn në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se ky taksim duhet diskutuar në mbledhjet e qeverisë shqiptare me atë të Kosovës.