Albin Kurti i dërgoi letrën e fundit Isa Mustafës (LETRA)

0

Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka publikuar letrën e sotshme të cilën ia dërgoi kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Sipas letrës, Kurti i bën thirrje Mustafës të heq dorë nga largimi i Glauk Konjufcës nga kreu i Kuvendit dhe e fton të rikthehet në tryezën e bisedimeve për marrëveshje për qeverinë e përbashkët. Kurti në letër shkruan se është keq që Mustafa ka vendosur të mos ketë takime për koalicion, duke e detyruar kështu Kurtin të shkruaj letra.Ai thotë se ky detyrim për letra i ngjason kundërshtarëve politik që po jetojnë në kontinente të ndryshme. Kurti shpreson se Mustafa dhe përfaqësuesit e LDK-së do i kthehen bisedimeve sa më parë për të vendosur për qeverinë e re.“Është për të ardhur keq që keni vendosur t’i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të shkruaj letra thua se jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme. Unë besoj që ju, ose përfaqësuesit tuaj, duhet të ktheheni në tryezën e bisedimeve për t’u marrë vesh bashkë për qeverinë e re”, shkruhet në letrën e Kurtit, dërguar Mustafës. Ja letra e plotë: