shkruan: Kimete Berisha
I mundi me humor!
1. Lumir Abdixhiku vazhdimisht ia drejton popullit gishtin tregues.
– Nuk i ka treguar Lushtakja se t’ia drejtosh dikujt gishtin tregues është gjest i vrazhdtë, që shpreh paedukatë,
sepse kur i drejtohesh dikujt me gisht, ia tërheq vërejtjen, demek, këqyrni çka po ju them se ua ‘shti’ gishtin n’sy!
– Sa herë ia shoh atë gisht të trashë sa ‘karrota Albini’, përpara syve më del Mussolini, që merak ka pasur ta përdorë gishtin tregues.
– Lumiri, ka shumë mundësi ta stabilizoj gishtin e tij tregues, ta fus në xhep, për shembull.
– Përveç maces, elefantit dhe kalit, që e ‘fiqirojnë’ kur ua njeriu ua drejton gishtin tregues, ka prova dhe debate kontradiktore nëse edhe majmunët e kuptojnë plotësisht gjestin me gisht…! .
2. Në Afrikë, nuk ta drejtojnë gishtin tregues, por në vend të gishtit tregues, t’i drejtojnë buzët.
– Si Bedriu.
– Tha me buzë, ju ka tekë ta shkatëroj gjuhën shqipe….prap tha: ‘osht rast i jashtëzakonshUm….
– Me fanatizëm e zëvendëson ë-në me o-në.
– Bre, ë-ja mos qoftë!
3. Për të marrë pjesë në tubimin e fundit të PDK-së, na ka ftuar edhe Stavileci (emri i tij s’më kujtohet në këtë çast, betohem).
– Veç më kujtohet se kur ishte ministër i zhvillimit ekonomik ka pas thënë se:
‘Kush e ka rrogën 300 euro, nuk bën t’i lind 7 fëmijë’.
– Sot, Stavileci na fton të shpresojmë në të dhe ta votojmë.
– Por, ftesa vlen veç për ata që nuk e kanë rrogën treqind euro dhe që, nuk janë familje kallaballëk dhe e varfër.
4. Nuk është më pak frymëzues as Petrit Selimi, i cili s’po flasim për ato fondet fantome mijëvjeçare që i ka nënshkruar e që s’i ka parë kush me sy,
që, pra, s’dihet çka u bë me to,
e as s’më intereson të di….
– Por, kur ky flet mirë për PDK-në, të kujtohet ajo fotoja e tij familjare (si ministër i punëve të jashtme)
me Daçiçin n’grykë
…të cilën foto e mbrojti me fanatizëm, siç i mbronte Daçiçi me fanatizëm krimet e Millosheviçit ndaj shqiptarëve.
5. E…s’di çka u bë me atë kunatën e vëllait të ‘dajës’, katundaren e cila me guxim të madh qytetar e ka pas porositur ‘vençanicën’ nga Aleksandri i Beogradit, se më së shumti në botë i ka pëlqyer ai disenjer, të cilin e ka ëndërruar gjatë.
– Pra, nusja e parë që në Drenicë u martua me ‘vençanicë’ të Serbisë ishte e PDK-së!
– Prandaj, them se PDK duhet të rishkruhet.
– Qe, unë ofrohem vullnetarisht ta rishkruaj, me elegancë.
– Sepse, PDK ka kujtuar që nëse i merr me të mirë kriminelët serbë – shpëton.
Dhe, si zakonisht dhe si për inat, gjithmonë ndodh e kundërta.
6. E Albin Kurti fushatën e tij e bëri me humor, me idioma autentike që katijen s’përkthehen në gjuhë të huaja, me ca kashelashe, me ‘love bombing’, sidomos.
– Bombardimi me dashuri është pushtim
klasik…
– S’besoj se ka të shpëtuar nga ky lloj bombardimi, që ta shkrumbon zemrën, nejse, duket sikur ta shkrumbon, por pastaj ti rilind nga hiri.
– Bombarduesi me dashuri, ta merr zemrën me fjalë të bukura, që s’pushojnë kurrë, nat e ditë, derisa të dorëzohesh.
– E kur, me njëmijë dreqër, dorëzohesh, pastaj sheh veç pluhur të dashurisë
(për këtë gjetjen e fundit letrare, mburrem..).
– Pra, Albin Kurti përsëri po i mund të gjithë (më pak a më shumë), pa reklama, pa harxhime, nejse me harxhime po, por harxhime emocionale, që s’kushtojnë shtrenjtë, anipse duket sikur na ka vërshuar dashuria, po duam të çmendemi për njëri-tjetrin!
– Po, çfarë!
Kurrë më
larg njëri – tjetrit s’kemi qenë.
Ani unë, unë s’jam ksajde hiç.
– Pra, lirë dhe lehtë, me humor, me pak dije, me ca shamje (të bazuara në ngjarje të vërteta), i mund përsëri!
– Përveç çizmeve të kuqe të Albulenës, çdo gjë i ka kushtuar lirë, në krahasim që Doruntia e LDK-së, për shembull i ka zënë pesë vende për reklamë në parkingun nëntokësor!
– Shtrenjtë!
7. Pse?
Sepse, dikush është më atraktiv.
Si unë për shembull që jam
(mund të jem më e poshtra e botës, që s’është e mundur), por të gjithë ju jeni pajtuar se jam atraktive.
– Edhe bukuria duhet të zbukurohet, si pema e bukur që
krasitet…!
– Ndërsa për të vërtetën ka kohë, e vërteta vjen e fundit, sepse askush nuk e pret!
8. Nuk dua të çel tema taboo, çelni vet, veç dua t’i pyes ata të ‘Familjes’, se si të bëhet në rastet kur burrat u çasen grave në mënyrë ‘të ndaluar’…me K’uran!
– Pra, politika e tyre është falls, sepse marrëdhëniet ‘e ndaluara’ ndodhin nornal mes burrit e gruas…
A do t’u futesh njerëzve nëpër dhoma të fjetjes, a çka.
Parti e seksit!
– Pra, ‘e ndaluara’ është nornale, e zyrtarizuar!
– Prandaj po them, se me tema ‘të mëdha’ merren njerëzit e vegjël…dhe mashtruesit!
– Sepse nëse e ndaloni martesën burrë-burrë.”, s’mund ta ndaloni që burri ta trajtoj gruan e tij si….po dihet çka po dua të them….
– Se u bëra përrallë!
9. Suksesi i vetëm që shoh në këtë fushatë është që deri tash s’ka ndodhur asnjë ‘krim’, siç kanë planifikuar dhe organizuar shumica absolute e TV-portaleve dhe e ‘divljakëve’ që e quajnë veten gazetarë.
P.S. Mesazh nga lexuesi Shkamb Lisi:
– ‘I lumi ai qe te don Ty Kimete!
I mjeri ai që e don Ti’!