Mesazhi i Albin Kurtit në tubimin e ASH-së dhe Alternativës

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me një video mesazh është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Nuk mund të takohemi fizikisht por mund të komunikojmë e të vazhdojmë të jemi pranë njëri tjetrit ashtu siç duam. Shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë në ballë të të gjitha proceseve tona kombëtare. Për lirimin e Kosovës kane dhënë jetën shumë të rinj nga Maqedonia e Veriut. E pastaj shumë të tjerë luftuan edhe në Maqedoni bashkë me të rinjtë nga Kosova e nga viset e tjera për një ëndërr e cila sot duket se është harruar. Mirëpo ne nuk i harrojmë dëshmorët tanë as idealet e tyre. Idealet nuk plaken kurë dhe nuk harrohen”, tha Albin Kurti.

Albin Kurti më tej tha se ka shumë potencial tek shqiptarët në Maqedoni dhe nuk janë provincë.

“Që potenciali i vajzës dhe djalit shqiptar të shprehet ai ka nevojë për disa kushte themelore. Këto kushte nuk realizohen aty ku ka diskimin i pabarazi. Pikërisht duke parë programin e përbashkët të Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës si pikë të parë dhe si temë teje të rëndësishme e kanë shtetin për të gjithë dhe barazinë e plotë. Shqiptarëve u duhet të jenë prezent ku do, aq sa u takon. Këtë të drejt ua japin ligjet, nuk duhet që tua mohojë politika e vjetër, apo ajo e korruptuar. Ne jemi popull paqësor por kjo nuk duhet të thotë se duhet të durojmë padrejtësinë e në korpusin pa arsim e nën injorancë, pa shëndetësi e nën ligështi, pa punë e në skamje. Pa barazi duhet luftuar me të gjitha format e saj”, tha Kurti.

Ai tha se numri pesë është numri për zgjedhjet.

“Le të shpresojmë që kjo dora juaj përshëndetëse të jetë dora e mbarë, të jetë koha për një dorë shqiptare që punon që i zgjatet miqësisht kujt do që donë bashkëpunim me drejtësi e që i ndanë padrejtësitë”, tha Kurti, duke thënë se duhet lënë e vjetra dhe duhet kthyer kah e reja. /SHENJA/