Albin Kurti me thirrje ndaj mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e popullsisë

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti përmes një video në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të kryejnë procesin e regjistrimit të popullsisë, transmeton Alsat.

“Me që edhe me Kushtetutën aktuale, të drejtat politike të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut diktohet dhe burojnë nga numrat, regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm. Kjo dë të thotë që te përfaqësimi politik, investimet kapitale, punësimet, shpërndarja e buxhetiti, subvencionet për bujqit, bursat për nxënësit dhe studentët, donacionet për komunat etj varen pikërisht nga numri i qytetarëve të dy komuniteteve shtet-formuese të Maqedonisë së Veriut. Shkruani aty pra emrin tuaj dhe klikoni mbi opsionin: shqiptar”, tha mes tjerash Kurti.

Në mesazhin e tij lideri i Lëvizjes Vetëvendosje gjithashtu ka përmendur edhe dështimin e regjistrimit në vitin 2011.

“Regjistrimi zhvillohet 20 vjet pas atij të vitit 2002, sepse ai i vitit 2011 u anulua për arsye ende të panjohura nga regjimi i atëhershëm i Gruevskit”, tha Kurti mes tjerash në mesazhin e tij”, tha mes tjerash Kurti.