Kryeminostri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar lojtarët e ekipit të kombëtares.
“Futbolli nuk është vetëm lojë. Ai është edhe përfaqësim. Andaj edhe sot takova lojtarët tanë që na bëjnë krenar sa herë që dalin në fushë, për t’i përgëzuar për lojën e bukur e dominuese kundër Rumanisë, dhe për të shprehur solidaritetin e plotë me qëndrimin parimor, të drejtë e të dobishëm edhe për Kosovën edhe për futbollin”, është shprehur Kurti.
Ai ka thënë pajtohet me kapitenim Rrahmani: Kosova është Kosovë, Kosova është Shqipëri. (INA)