Lëvizja VETËVENDOSJE! mori pjesë në takim rajonal të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropiane (PSE)
Me ftesë të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert (FES), Kryetari i Lëvizjes, njëherit Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PES), që u mbajt në Selinë e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonise (LSDM), në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup,
Çështje qendrore e diskutimeve ishte jetësimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian marrë parasysh realitetet e reja gjeopolitike, avancimi i agjendës socialdemokratike në Ballkanin Perëndimor dhe mobilizimi kundër rrezikut prej frymës në rritje të ekstremit të djathtë në Evropë.
Të pranishëm në këtë takim, krahas Kryeministrit Kurti dhe bashkë-drejtuesit të SPD gjermane, Lars Klingbeil ishin drejtues dhe përfaqësues të lartë të partive simotra nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, dhe Mali i Zi.
Gjatë këtyre takimeve, Kryeministrit Kurti ishte i shoqëruar nga Drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LV-së, njëherit ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (INA)