Albin Kurti publikon foton e Ukshin Hotit në Kërçovë (FOTO)

Java e Lëvizjes nisi me 10 qershor me shënimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe përmbyllet sot me 17 qershor me shënimin e ditëlindjes së Ukshin Hotit.
Me aktivistë e banorë të Krushës së Madhe, në Shtëpinë Muze, bashkë me Avni Deharin vendosëm dy palë rroba të Bacës Ukë: xhemperin që e ka preferuar më së shumti dhe një kostum vere të cilin e veshi kur doli nga burgu i parë. Ai kostum shihet edhe në fotografinë nga një koncert i Shkurte Fejzës në Kërçovë.
Librat e Profesor Hotit, jeta e tij vepër dhe rikthimi te kjo shtëpi na mbajnë fort në rrugë të drejtë dhe përplot me energji për ecjen përpara.
Shkruan Albin Kurti në facebook duke publikuar edhe këto foto.
Gjithashtu edhe Këngëtarja Shkurte Fejza ka komentuar postimin e Albin Kurtit me këto Fjalë:
“Përshëndetje dhe flm z.Kryeminister që nderoni dhe vlerësoni veprimtarët e qështjes kombëtare.. Ishte Gushti i vitit 1986 dhe deri atëherë nuk kisha kënduar në dasma. Kurr nuk e harroj zërin e Ukshin Hotit, i pastë shpirti dritë kur më tha: Shkurte zëri yt duhet të buqas ne Kërçovë, në Kërçovën e Mefailave të Zajazit. Dhe ashtu ndodhi me mijëra njerëz u tubuan te familja Shabani gadi e gjithë Kërçova. Ishte nje ditë shumë e veçantë. Nuk do ta harroj kurrë.”