Albin, mos fol vetmevete si unë!

INA
INA

9 Qershor, 2023

Çun Lajçi

Isha shkua më heret në dhomën e gjumit e kisha fikë dritën dhe isha shtri.- Jo s’isha për gjum! S’më rëndonin çepallat. Thjeshtë, – doja t’mos e shihja vetvetën. As terri mua as unë terrin! Madje as fjalën s’doja t’ma dëgjonte dhoma e mbytun në terr! Flisja me; – nu-nu e me shu-shu! I shushatur dukesha në shtratin e bardhë mbuluar me terrin e pist! Madje vinte nji erë e keqe, si lakëra të prishura rasoji! Time shoqeje i bërtita; – mbylli dritaret se po kutërbon Obiliqi!
– Qenka djegë pazari i gjelbërt. Ai i vjetri! Tani sa raportuan televizionet! Ka mbrri tymi edhe në Kurrizin e Dardanis, tha duke e mbyllur dritarën.
– Ai tym ua nxiftë gojën këtyne që po flasin kundër vetvetës!
Sytë ua verboftë që po anojnë kaq hapur – ndaj Serbisë, thua se ajo ishte shpëtimtarja e kosovarëve!?
Kanë gjetë punë n’televizore, njerëzit e pa punë! I kan braktisë profesionet! Për 200 euro janë ba edhe nuse edhe dhanduerr! Edhe shitësa edhe blerësa.
– Pro-europjan e spiun në të njejën kohë!
Në secilin televizor analistë tymnaje!
E kan shtri Kosovën n’tavolinën e operacioneve! Secili po ia pret nga nji damar! Po shkruejnë raporte për operacionet e sukseshme! S’po e pyesin ma t’parin e vendit!
As Edi i Shqipnisë s’po e pyet. Ka shkrua letra e ka çua n’Evropë! – kjo asht xhubleta e Veriut të Kosovës! Mos e pyetni Albinin, ai s’din me thurë spik! Pa spik s’ka as tirq as xhubleta! Kështu ka thanë Edi i Shqipnisë!
– Amerika na ka besua atëherë kur ne ishim të besueshëm! Kur Ibrahimi s’e ndryshonte fjalën; – Kosova Republikë! E hapun ndaj Serbisë e ndaj Shqipnisë!
– Albini as Ibrahim as Klinton! I stërknaqun me fjalime të bukura retorike. Por, paska harrua, se s’ka kryerol pa role epizodike! E me epizodistët nuk flet!?!
– S’ka dramë pa dialog mes përsonazhëve! Hamlet pa Ofeli s’ka! E ky, – as monodramë as dramë klasike! Vetvetës po i flet, si unë në dhomën e gjumit!
Asgja s’paska mësua nga fjalët e Binak Alisë: – pa dash nuk lehen delet e pa miq nuk mbahet konaku!
Albin!
Mos fol vetmevete n’terr, si unë, po preje dashin për Amerikën, se dasmën ta kan ba 99-tën, kur ti po dergjeshe burgjeve!
Mos ta prejnë të tjerët xhubletën për veriun, se nuk e mbajnë as tojat as spiku!

9 qërshor 2023

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhelal svecla

Demaskimi i Serbisë

Lutfi Dervishi

Kur drejtësia bëhet për tik tok

anisa bahiti

Vuçiçi “evropian” u zhduk, u kthye Vuçiçi radikal!

xhevdet nasufi

Dialogu pas 24 shtatorit

cun

Edhe njiherë po t’them: – O teveqeli i Shqipnisë!

flamuri-kuq-e-zi

“Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë”

Vucic Vulini

Qasja e Perëndimit ndaj Vuçiçit ‘të padjallëzuar’ rrezikon të destabilizojë Ballkanin

Kim Mehmeti

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?

andi-bushati

Katër pika ku Rama është rreshtuar pro Serbisë

INFO

NA NDIQ