Albin Tahiri përfundon garën e lëshimit, ja ku u radhit ai

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore #PyeongChang2018.

Skitari ynë zuri vendin e 50-të nga 57 garues, pikërisht në ditëlindjen e 29-të të tij.

Ai pati kohën 1:48.81 sekonda.

Kjo garë ishte paraparë të mbahej më 11 shkurt, por shkaku i erërave të forta ishte shtyrë për sot.

Medaljen e artë e fitoi norvegjezi Aksel Lund Svindal.

Albini nesër garon në disiplinën, super sllallom të madh. /Sovrani/