Albina Kelmendi flet për vështirësitë në karrierën muzikore: Ju rrëfej ulje-ngritjet e mia

Picture of Ina Online
Ina Online

03/05/2025

“Qëllimin tim si artiste e kam arritur që të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me gjithë familjen time. I gjithë rrugëtimi im është histori më vete, me gjithë uljet dhe ngritjet e veta, që duhet kohë t’i shpjegoj. Ajo që dua nga karriera ime tani është që të punoj me kompozitorë të mirë, me tekstshkrues të mirë, të sjell bashkëpunime të mira, siç ishte ky me Aurela Gaçen.

Njerëzit janë mësuar të na shohin me atë shpërthimin. Jam e lumtur që u realizua bashkëpunimi me Aurelën. E kam dashur gjithmonë këtë bashkëpunim, sepse unë jam rritur me të, duke u inspiruar nga një artiste si Auela. Jam e lumtur që jetoj në epokën e saj, në kohën e saj dhe ta kem si dëshmi një bashkëpunim me Aurelën. Më vjen mirë që pranoi ftesën time. Unë jam pak e turpshme kur vjen puna për të kërkuar një bashkëpunim. I kam frikë refuzimet, duke marrë parasysh se Aurela ka pasur shumë angazhime.

Me Aurelën kam komunikim sepse më ka mbështetur që nga koha e The Voice, që kur kam filluar të këndoj. ‘Motra’ është edhe e kontekstit Kosovë dhe Shqipëri. Kënga i dedikohet dashurisë më të sinqertë siç është motra për motrën, vëllai për motrën, por edhe si dy motra që jemi një komb, por jemi fatkeqësisht dy shtete”, tha Albina./Panorama.com.al

TË FUNDIT

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Osmani: Kosova e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Të dielën do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit

Mickoski nga Tirana: Kemi arritur marrëveshje me Britaninë, që do të sigurojë cikël investimesh në vlerë të 6 miliardë €

A do të shpenzojë Maqedonia më shumë për mbrojtje? Rubio kërkon nga anëtaret e NATO-s 5% të BPV-së

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË