Albini e Vjosa dhe analistët qesharakë në Prishtinë

Muhamer Pajaziti

Analistë të shumtë në Kosovë po flasin e bërtasin nëpër studio televizive me qëllimin për ta ndalur ndryshimin që do vie në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Ndryshimin që edhe fëmijët që sapo kanë filluar shkrim leximin e dijnë se nuk ndalet.

Këta analistë, që disa vijnë pas dështimeve të turpshme nëpër parti politike e disa të cilët bëhen gati për të aderuar në ndonjë parti politike duken më shumë se qesharakë.

Këta analistë sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë në Kosovë, nuk preferojnë të flasin për krimin e organizuar, korrupsonin, aferën Pronto, shkatërrimin e shëndetësisë, arsimit, shkatërrimin e perspektivës së të rinjve. Sipas tyre, me këtë duhet të merren historianët duke botuar libra, thuajse këto gjëra kanë ndodhur para 50 apo 100 viteve. Analistët e studiove televizive tanë kohën flasin për Albini e Vjosën e shohin se si të gjejnë ndonjë qime ne vezë.

Por kot e kanë, dikur ishte koha e Rugovës, pastaj e Thacit, e sot është koha e Albin Kurtit. Është punë që nuk ndalet, sepse populli, po duket edhe nëpër sondazhe ka vendosur që në mënyrë plebishitare të votoj Vetëvendosjen dhe listën e Vjosa Osmanit.

Le të hapin televizione, le ti dekorojnë studiot televizive, le të thërrasin edhe analistë nga Tirana e Durrësi, le të derdhin sa do para, qoftë edhe me valixhe, është e kotë. Tani varet nga Albin Kurti se si do të përfundoj dhe kush në të ardhmen do ta zëvendësoj. Megjithatë, mendoj se populli duhet ta përcjellë punën liderit të Vetëvendosjes, e mos të sillet si i dehur me opium.