“Albini nuk shitet për para”, Çun Lajçi “godet” opozitarët: Ja pse Vjosa është dashur ta dekoronte Kurtin

INA
INA

03/01/2024

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, është dashur t’ia ndajë Medaljen Presidenciale, kryeministrit Albin Kurti.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Kurti është dashur të nderohet për qëndresën e tij në ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas Lajçit, kryeministri nuk shitet për para.

Reagimi i tij i plotë:

Albinet nuk shiten për pare!

– O veç një ditë t’bëhesha evlia e ta dia se ç’janë duke menduar do e do, që donin ta hanin pa pjekur Albinin, e që i thonin; – ti ke me pru Serbinë n’Kosovë! Ke me ba Asociacionin! Ke me nda Veriun e ke me ikë në Norvegji!

– O veç një ditë t’bëhesha evlia e ta dia se ç’janë duke menduar do e do, që e pritnin 6 orë Listën serbe t’kthehet prej Beogradi e 10 minuta s’e pritën Vjosën n’Presidencë!

– O veç ta dia se ç’është duke menduar njëri që m’shante për Albinin e m’thoshte; – me 1 tetor ka me ra n’krye e n’bythë Qeveria!

– Edhe atyre edhe ktyre, (po edhe mua që mendoj me kokën time), urime senja e re, se Albini është Alban, Dardan, Ilir, Pellazg e nuk shitet për pare!

– Vjosa është dashur ta dekoronte Albinin me Medaljen Presidenciale, për qëndresën e tij në ruajtjen e tërësisë, jo do e do që kanë ngrënë bukë pa u lodhur, n’emër të veprave tymnajë!?!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

gresa behluli shkurte fejza

Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë

policia-kosoves

Raportohet për shpërthim tek ‘Tre Rrokaqiejtë’ në veri, policia jep detaje

arme-antitank

Çka po ndodhë me blerjen e “Javelin”? Deklarohet Ministria e Mbrojtjes dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Donika Gervalla

Ministrja Gërvalla flet për sulmin në Banjskë me deputetë austriakë

ambulanca-sk

Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova, reagimet e organizatave, Avokatit të Popullit e ministrit të Shëndetësisë – por, çfarë thonë nga Spitali i Gjakovës e çka nga SHSKUK-ja?

policia-veri

Shefi i EULEX-it: Situata në veri është e brishtë, mund të përkeqësohet

albin kurti

Albin Kurti për gjuhën shqipe

INFO

NA NDIQ