Albion Iseini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët – Dega Gostivar

Picture of INA
INA

02/09/2023

Sonte në Gostivar, Aleanca për Shqiptarët mbajti Kuvendin е dytë zgjedhor të Degës së Forumit Rinor (FRASH). Në kuvend ishin të pranishëm edhe kryetari Arben Taravari, kryetari i Kuvendit qendror Ziadin Sela, sekretari gjeneral Krenar Lloga, kryetari i degës së Gostivarit Gazmend Abdija, deputeti Halil Snopçe, sekretari i degës dhe kryesuesi i Këshillit komunal Valbon Limani, ministra, funksionarë dhe eksponentë të tjerë, si dhe mysafirë të nderuar, ku për kryetar të degës së FRASH-it në Gostivar, me aklamacion u zgjodh Albion Iseini.

Në fillim fjalën e pati kryetari i dertanishëm i FRASh Besir Memeti i cili me një fjalim ndër te tjera theksoi se rinia është çelësi kryesor për një organizatë politike dhe se një kauzë politike eshte e sinqertë kur realizimi i saj nuk varet nga pesronalitetet. PERSONALITETET JANË TË KALUSHËM, KURSE KAUZA E FRASH – Gostivar është e përjetshme”.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar këtij kuvendi të rinisë, kryetari i ASh-së Arben Taravari theksoi: ” Falë Forumit rinor ne fituam zgjedhjet me 1000 vota diferencë në 2017, në 2020 në zgjedhjet parlamentare me 3000 vota dhe 5700 në 2021 sërish në zgjedhjet lokale. Unë e di dhe nuk kam dyshim se dhe kjo gjeneratë që tash do zgjidhet te FRASH në Gostivar do të jetë edhe më e mirë se e kaluara dhe se Besiri me miqtë e tij do vazhdojë të ju ndihmojë. Ne do vazhdojmë ti japim rëndësinë rinisë”.

Kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija në fjalën e tij drejtuar rinisë theksoi se rinia ka fuqinë për të krijuar ndryshime thelbësore në komunitetin tonë dhe për të ndikuar në të ardhmen e vendit.

Kryetari i Kuvendit qendror Ziadin Sela potencoi se rinia është ndryshimi dhe ASH ka punuar për atë dhe ASH e ka dëshmuar me vepra rëndësinë që i kushton rinisë.
Në fund, duke falenderuar kryesinë e deritanishme, në fjalën e tij kryetari i sapozgjedhur Albion Iseini theksoi: “Zotohem bashkë me ju se ne do të bëjmë gjëra të mëdha! Ky vend është toka jonë dhe tashmë ka ardhur koha që ta marrin ne në dorë fatin e tij! Prindërit tanë nuk na kanë lindur as që të bëhemi emigrantë, dhe as me idenë që të na adoptojë Gjermania me Zvicrën! Ata na kanë lindur për këtu dhe ne këtu do të qëndrojmë, këtu do punojmë”.
Ndryshe, Albion Iseini ka lindur më 5 shkurt të vitit 2001, arsimin fillor e ka kryer në shkollën fillore “Forina”, ndërsa atë të mesëm në Gjimnazin e Gostivarit. Aktualisht është student i shkëlqyer dhe bursist i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës. Është rritur në Aleancë si aktivist i palodhshëm, duke mbajtur detyra të rëndësishme gjatë aktiviteteve. Nga viti 2020, ka qenë i angazhuar si vullnetar në ekipin e shërbimit për informim në Kabinetin e kryetarit Taravari.

TË FUNDIT

“Vera po vjen” – Rozana shfaqet në Instagram me një selfie bardh e zi

Prishtina fiton Kupën e Kosovës

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Xherdan Shaqiri nuk mendon dy herë, shtang selektorin e Zvicrës

E martuar për miliarder por Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË