Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” u rikthyen në kampin stërvitor me synime të qarta për një rrugëtim të suksesshëm në këtë edicion, ku gjithçka nis në përballjen me Rumaninë.
Në seancën e parë stërvitore dhe atë të dytë, përzgjedhësi Franko Foda kishte në dispozicion 15 futbollistë. Atmosfera në kampin dardan ishte jashtëzakonisht pozitive, ndërsa skuadrës iu bashkuan edhe Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi. Para fillimit të stërvitjes, skuadra kreu edhe analizën e ndeshjes së fundit kundër Norvegjisë, për të nxjerrë mësimet e duhura dhe për të përmirësuar performancën e ekipit në ndeshjet e radhës.
“Amosfera është shumë e mirë , janë duke punuar gjithë grupi. Jemi fokusuar 100 për qind për ndeshjen e parë, hapëse të këtyre grupeve dhe jemi të gatshëm të bëjmë 100 për qindëshin dhe të marrim 3 pikët e parë në ktë grup të ri. Shpersoje që fillimisht të më jepet mundësia dhe pastaj do të bëj maksimumin që ta tregojë veten. Jam në nëj moment shumë të mirë dhe të kem atë moment edhe në kombëtaren tone,” tha mes tjerash Albion Rahmani.
Sulmuesi që është formë të mirë, foli edhe për transferimin e tij tek gjiganti çek, Sparta Pragë.
“E kam pritur shumë mirë duke ditur se jam edhe transferimi më i shtrenjtë në ekipin tonë. E kam pritur jashtëzakonisht mirë duke ditur se kam shënuar dhe asistuar në dy ndeshjet e para dhe po shpresoj që të mos ndalem dhe ta ndihmoj ekipin drejt objektivave dhe pse jo ta fitojmë edhe titullin kampion, i cili është objektivi ynë”, përfundoi sulmuesi dardan.
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë do të luhet të premten me fillim nga ora 20:45