Albioni nga Shqipëria dhe Gresa nga Kosova triumfojnë në Maratonën e Shkupit!

Picture of INA
INA

05/10/2025

Albion Imeri nga Shqipëria dhe Gresa Bakraçi nga Kosova ishin më të shpejtët në garën e gjysmëmaratonës në kuadër të edicionit të 21-të të Maratonës së Shkupit – Wizz Air Skopje Marathon, që u mbajt këtë të diel në kryeqytetin maqedonas.

Imeri e përfundoi distancën prej 21 kilometrash me kohën 1:07:57, duke lënë pas vrapuesit nga Maqedonia e Veriut, Ivan Peshevski (1:11:30) dhe Aleksandar Arsov (1:12:52).

Në konkurrencën e femrave, Gresa Bakraçi tregoi dominim të plotë, duke e kaluar vijën e finishit me kohë prej 1:20:50. Pas saj u rendit Tea Bozhinovska, që me kohën 1:21:10 shënoi rekordin e saj personal, ndërsa vendin e tretë e zuri Miljana Ristiq Stojçevska me 1:22:13.

Me një pjesëmarrje të gjerë dhe atmosferë sportive, Maratona e Shkupit edhe këtë vit tërhoqi vrapues nga vende të ndryshme të rajonit, duke e konfirmuar statusin e saj si një nga ngjarjet më të rëndësishme të atletikës në Ballkan.

TË FUNDIT

“Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

Sevdail Demiri dhe Resul Shabani shpallen fitues të çmimit shtetëror ”22 Nëntori”

Përfundon numërimi pas verifikimit të votave në Mitrovicë, ky është fituesi

Ja kush pritet ta jetë pasuesi i Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË