Albulena Haxhiu sërish nuk merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

Picture of INA
INA

23/04/2025

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për herë të tretë nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.

Në votimin e sotëm 57 deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Kësisoj, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka thënë se në bazë të rezultateve të votimit kjo kandidate nuk kalon dhe si rrjedhojë seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë të premten në orën 11:00. LDK votoi sërish kundër, derisa deputetët e Nismës edhe kësaj radhe abstenuan. Gjatë propozimit të Albulena Haxhiut, Glauk Konjufca u shpreh: “Lëvizja Vetëvendosje propozon atë që ishte gjithë, Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe ju ftoj ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë”, tha ai.

Murati: Konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve

Pas takimit konsultativ të thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Avni Dehari, ministri në detyrë i Financave dhe deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, theksoi rëndësinë e arritjes së një konsensusi ndërmjet partive politike për të zhbllokuar situatën aktuale në Kuvend.

Murati kujtoi se edhe pse ka kaluar kohë që nga mbajtja e zgjedhjeve, vendi ende ndodhet në seancën konstituive, dhe siç tha ai, është detyrë e 120 deputetëve të zgjedhur që të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.

“Takimi kishte për qëllim që, njësoj sikurse herën e kaluar kur arritëm një konsensus për të ecur përpara, të dakordohemi sërish për të zhbllokuar procesin”, tha Murati.

Ai shtoi se fillimisht kishte pasur taktizime nga opozita, me mosvotimin për verifikimin e mandateve, e më pas u votua dhe pati ecje para. Por, tashmë refuzohet votimi për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, që në këtë rast është propozuar nga partia fituese.

Sipas tij, qëndrimet e shprehura gjatë konsultimeve ishin kryesisht deklarative, por mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim konkret gjatë seancës së radhës.

“Shpresoj që të reflektohet dhe të ketë një ndryshim në seancë. Konstituimi i Kuvendit nuk është çështje e një partie, por përgjegjësi e secilit deputet”, theksoi Murati.

Ai gjithashtu përkujtoi se, ndonëse formimi i Qeverisë i takon partisë fituese e cila duhet të sigurojë shumicën prej 61 votash, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit, që hap rrugë për nisjen e procedurave të tjera kushtetuese dhe ligjore.

“Formimi i qeverisë i takon partisë fituese që t’i sigurojë 61 vota së paku, mirëpo konstituimi i kuvendit është barrë dhe përgjegjësi e të gjithë deputetëve. Pra të gjithë deputetët duhet të votojnë dhe duhet të sigurohemi që kuvendi të konstituohet sepse pastaj fillojnë edhe afatet për formimin e qeverisë”, tha ai.

TË FUNDIT

Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË