Albulena Haxhiu: S’ka dialog me Serbinë pa u mbajtë zgjedhjet në Kosovë

0

Ish-Ministrja e Drejtësisë dhe anëtarja e VV’së Albulena Haxhiu ka thënë se nuk mund të ketë dialog pa zgjedhje demokratike paraprakisht.Haxhiu ka thënë se kryeministri Hoti dhe koordinatori Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të presidentit Thaçi.

“Rrëzimi i qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit tregon qartë se Hoti e Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të presidentit Thaçi. Këta që në fillim i kanë zbatuar kërkesat e Serbisë duke hequr reciprocitetin dhe duke hequr dorë nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar. Këto janë premisat e një pazari të keq. Ndërkohë janë mbajtur disa seanca ku z.Hoti lëre që nuk ka as mbështjetje as platformë e nuk ka krijuar as unitet, por nuk ka treguar as më të voglën fjalë se çfarë po bisedohet në këto negociata”, ka shkruar Haxhiu.